Pas një pezullimi të gjatë disa mujor, për shkak të shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit, rikthehet sot kompeticioni i Europa League me disa ndeshje mjaft interesante.
Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është ajo mes Interit dhe Getafes.
Ndeshje me mjaft interes është edhe ajo mes Kopenhagen dhe Bashaksehir, e cila përfundoi ndeshjen e parë me fitoren 1-0 të danezëve dhe sot luhet ndeshja e kthimit.
United do të përballet me LASK, por do të jetë një ndeshje sa për formalitet, pasi anglezët kanë fituar 5-0 në ndeshjen e parë.
Përveç ndeshjeve që kanë mbetur për t'u luajtur e kthimit, sfidat e tjera janë me ndeshje teke dhe skuadra që kalon në fazën tjetër zgjidhet me vetëm një ndeshje.
Ja sfidat që luhen sonte: