Pasi përfundimit të La Ligës, ku fitoi titullin kampion, Real Madridi është duke zhvilluar stërvitjet për takimin e dytë ndaj Manchester Cityt në Champions League.
Skuadra spanjolle ka humbur 2-1 ndeshjen e parë të zhvilluar në "Stantigao Bernabeu", ndërsa në "Etihad Stadium" do të tentojnë të përmbysin rezultatin.
Një detaj interesant është vënë re nga stërvitja e fundit e madrilenëve. Teksa bashkërlojtarët po stërviteshin, Bale nuk dukej edhe aq i interesuar në atë çfarë po bënte skuadra.
Fillimisht ai qëndron jashtë vijave të fushës, më pas inkuadrohet në stërvitje, por pa ndonjë interesim që të ndihmojë ekipin.
Prej kohësh Bale ka dalë hapur kundër ekipin, por njëkohësisht refuzon largimin duke kërkuar të marrë të gjitha detyrimet nga kontrata e firmosur me Real Madridin.
Gareth Bale doesn't look too interested as Real Madrid train ahead of their huge Champions League clash with Manchester City 👀 pic.twitter.com/onZCGmnl9M
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) August 5, 2020