Një polic nga Prizreni është suspenduar nga puna, për faktin që është zënë gjatë orarit të punës duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel.
"Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë”, thotë IPK për Reporterin.