Një 29-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në Tropojë, teksa ishte duke rregulluar një makineri në vendin e punës.
Artan Mulosmani ka ndërruar jetë në vend dhe pas kësaj policia ka arrestuar pronarin e biznesit të inerteve, ku i riu punonte.
Ditën e sotme janë publikuar edhe fotot e të riut.
Përmes një postimi në Facebook, vëllai i Artanit njofton për vdekjen e parakohshme të vëllait dhe jep detaje mbi ceremoninë e varrimit.