Nga 1507 testime, sot kanë rezultuar 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, bilanci i sotëm tregon edhe për 6 viktima nga Covid-19 dhe 111 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive për momentin është 3557. Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 108.384 testime.