Pas shpërthimit shkatërrues në Beirut, ka ardhur një dritë shprese ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Një video e ngarkuar në Tëitter sot tregon se turmat brohorasin, ndërsa një i mbijetuar tërhiqet nga rrënojat nga një grup i punëtorëve të urgjencës. Pamjet tregojnë se turmat përreth shpërthejnë në duartrokitje, ndërsa ekuipazhi tërheq djalin e ri nga rrënojat. Me rrobat dhe trupin të mbuluar nga pluhuri dhe papastërtia, ai është transportuar në ambulancë.
Postimi ka marrë gati 60,000 shikime dhe mbi 2.600 pëlqime deri më tani, së bashku me një numër komentesh që ofrojnë mbështetje dhe lavdërime për stafin e shpëtimit, që janë duke kërkuar për të shpëtuar çdo të mbijetuar. Sipas Kryqit të Kuq, më shumë se gjysma e qytetit është dëmtuar si rezultat, duke vrarë të paktën 100 njerëz dhe duke plagosur 4000 mijë të tjerë.
Burimi:ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania