Mësohet se një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Ai quhet, Gentian Vreka dhe është me origjinë nga Tepelena. Familjarët e kërkojnë me intensitet ndërsa kanë njoftuar këdo që njeh Gentianin nëse mund të ndihmojë me informacione për të.
42-vjeçari u pa për herë të fundit në lagjen 18 Shtatori në afërsi “të katrorit” pranë nje kopshti fëmijësh.
Rasti është denoncuar nga familjarët në policinë e Gjirokastrës por deri në këto momente nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.