Studimi/ Covid-19 mund të përhapet më lehtë në shkolla nga sa mendohej më parë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.08.2020, 20:41

Koronavirusi mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore, sesa mendohej më parë, pas shfaqjes së rasteve të reja të shpërthimeve në shtetin amerikan të Georgia-s dhe në Izrael, që kanë theksuar rreziqet e rihapjes së shkollës. Një raport i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për një shpërthim në një kamp veror në Georgia, sugjeron se fëmijët, madje edhe rastet asimptomatike, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid-19.

Pretendimi bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme, ku mendohej se fëmijët rrallë transmetojnë virusin midis tyre ose njerëzve të tjerë. Këtë javë 260 punonjësve në një nga rrethet më të mëdha të shkollave të Georgia-s, iu ndalua të hynin në shkolla për të filluar rihapjen, sepse ata ose kishin virusin, ose kishin qenë në kontakt me një individ të infektuar.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar për një event që ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit në Georgia, ku më shumë se 200 adoleshentë që morën pjesë në një kamp veror, brenda natës u infektuan.

Burimi:The Guardian|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit