Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin e Elbasanit vetëm pak momente më parë. Si pasojë ka ndërruar jetë një këmbësor.
Burime për Fax bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur këmbësorin e ka lënë pa ndjenja në vendin e ngjarjes dhe është larguar me shpejtësi.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të vijuar hetimet.
Kujtojmë se sot një 43-vjeçare humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan-Peqin si rrjedhojë e përplasjes së tre mjeteve.