Gjithnjë më shumë stuhi dhe rrufe/ Shkencëtarët: Atmosfera po bëhet më e elektrizuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2020, 00:22

Ngrohja globale është bërë shkak për rritjen e stuhive dhe rrufeve, fenomene që janë shtuar me ritme të larta ndër vite.

Sigurisht një dukuri e tillë përbën lajm të keq për natyrën dhe njerëzimin. Alarmues është rasti i ndodhur në Polin e Veriut në gusht të vitit të kaluar kur rrufeja goditi 48 herë.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Amerikës lëshoi një deklaratë se një ngjarje e tillë është shumë e pazakontë.

Fenomene të tilla shfaqen kryesisht në zona të ngrohta si pasojë e fërkimit të grimcave në ajër që krijojnë energjinë elektrike.

Ndërsa ka qënë fenomen shumë i rallë në veri të rruzullit. Por duket se kjo ka ndryshuar dhe shkak është bërë ngrohja globale.

Rritja e temperaturave në Arktik në vitin 2019, dhe avulli që mbuloi planetin për shkak të një numri në rritje të zjarreve çoi në krijimin e stuhive në Polin e Veriut.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley bëjnë me dije se në disa pjesë të planetit ekziston madje një numër prej 50 për qind më i lartë i shkarkimeve kjo pasi kur ndodh rritja e temperaturës së ajrit, ndodh edhe rritja e numrit të rrufeve me 12 për qind.

Studiuesit e NASA pas monitorimit satelitor ndër vitet, 1979-2013, arritën në përfundimin se sasia e nxehtësisë dhe shndërrimi i një lloji të energjisë në një tjetër është më e shpejtë.

Kjo bën që stuhitë, uraganet, ciklonet dhe anticiklonet të ndodhin më shpesh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit