Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një status sot në Facebook ku thumbon publikisht mjekun Skënder Brataj.
Mjeku Brataj që së fundmi e kemi parë të impenjuar në situatën e pandemisë në të vërtetë është vetëm një kirurg plastik që padyshim nuk ka informacion mbi pandemitë dhe infeksionet virale si koronavirusi.
Brataj ka ngjallur revoltën e Goxhajt pasi ka publikuar një shkrim në Facebook ku kërkon ndëshkimin e personave që flasin për pandeminë si mashtrim.
Goxhaj e ironizon duke thënë se Brataj është i specializuar vetëm për fryrje gjoksesh dhe buzësh.
Avokati thotë se “mjeku i specilizuar në urgjenca dhe operacione për fryrje buzësh dhe gjoksesh, flet me kompetencë 24 orë në ditë në 2-3 ekrane në ditë sikur është virolog apo epidemiologjist”.