Thirrjet anti shqiptare/ Aleanca për shqiptarët: Nëse nuk reagojnë institucionet do të vlerësohen si nxitës të këtyre brohoritjeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2020, 10:29

Aleanca për shqiptarët ka reaguar pas thirrjeve të djeshme anti shqiptare të grupit "Komiti" në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. "“Komitët ” janë shembulli më i keq i tifogrupeve që edhe kur humb ose kur fiton ekipi i tyre mllefin ose gëzimin e shprehin tek dëshira për “shqiptarin e vdekur”", thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, janë këta tifoz komit frikacak që burrërinë e tyre mundohen ta tregojnë tek ai shqiptari i pafajshëm, që shikon punën e vetë. "Por ky vandalizëm me brohoritje antishqiptare dhe ksenofobike jo që nxjer në pah edukatën e tyre familjare, por vë në sprovë institucionet dhe organet shtetërore që duhet ta mbrojnë rendin dhe qetësinë, që për 30 vite me rradhe përpos një komunikate, se po hulumtohet rasti për gjetjen e personave qe prishin rendin publik dhe rrezikojne tensione ndëretnike ata kur nuk e ndëshkuan një “tifoz komit” që e dëshiron shqiptarin e vdekur", shkruan më tutje në reagim.

"Është koha që tifozët komit ta kuptojnë se bëjnë gabim me brohoritjet e tyre anti shqiptare, dhe ta kuptojnë se eventet sportive kanë për qëllim që të krijojnë afërsi dhe tolerancë duke i bashkuar popujt por edhe njerëzit. Përderisa nuk do ta kuptojnë këtë do të ngelin tifozë primitiv", thonë nga ASH.

Aleanca për shqiptarët porositë që organet e rendit ta bëjnë punën e tyre që i obligon ligji, në të kundërtën do të vlerësohen si nxitës të këtyre brohoritjeve që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit