Një ciklon i rrallë mesdhetar zbriti në Greqi të Premten. Stuhia me forcë uragani goditi ishujt perëndimorë të Greqisë, duke sjellë reshje shiu dhe breshëri, me raporte për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në ishujt e Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca. Imazhet që tregojnë skena gati apokaliptike vijnë nga Assos, në në ishullin Kefalonia të Greqisë. Një masiv i tërë me gurë dhe baltë ka mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve. Përveç disa viktimave që janë gjetur deri tani, ka edhe me dhjetëra makina të groposura poshtë gurëve dhe baltës.
Burimi:Greece.greekreporter|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA