Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Daullas në Fier, ku është përplasur me makinë një 46 vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, shoferi 19 vjeçar me iniciale K. E., me automjetin tip "Audi", ka aksidentuar 46 vjeçarin me iniciale T. Gj., i cili ishte po lëvizte në këmbë. Mësohet se 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. 19 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.