Prej tre ditësh me radhë Greqia u godit nga një ciklon i fuqishëm. Tre të vdekur, një i zhdukur dhe shkatërrime të panumërta materiale, kultura bujqësore janë një pjesë e vogël e bilancit nga cikloni. Ai përfshiu zona si Kefalonia, Ithaca, Zakynthos, Karditsa, Farsala, por edhe Kretën. Cikloni mesdhetar la pas humbje në njerëz dhe katastrofa mjedisore. Zona më e prekur është Karditsa në të cilë dy persona humbën jetën, ndërsa një është i zhdukur. Ndërkohë vijojnë ende evakuimet e banorëve. Rrugët janë bllokuar nga balta dhe shumë biznese janë shkatërruar gjithashtu.