Erdogan ul tonet me Greqinë: Çështja do të zgjidhet me diplomaci

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.09.2020, 01:18

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka ndryshuar tërësisht tonet e diskursit të tij në lidhje me mosmarrëveshjet me Greqinë në Mesdheun Lindor. Në dy postime të bëra, Erdogan ka shkruar për një zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar duke lënë mënjane demonstrimet e forcës. "Turqia është një vend me histori mijëravjeçare”, shkruan Erdogan në Twitter, ndërsa vazhdon se do t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe në mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësirë dhe t’i zgjidhë problemet me dialog, prej të cilit të dalin të gjithë të fituar.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi nëse ka vullnet të mirë, ne mund të takohemi nëse kemi një takim në një vend të tretë ose përmes video konferencës, por ne mund ta bëjmë atë, shtoi Erdogan. Më herët disa vende të Bashkimit Europian me në krye presidentin francez, Emmanuel Macron, i kanë bërë thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për t’i dhënë zgjidhje situatës. Fundjavën e kaluar, Turqia ktheu Oruc Reis, një anije kërkimore që eksploron energji në Mesdheun Lindor, në një port të Antalisë për ristrukturimin dhe mirëmbajtjen e punës. Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar rreth kërkimit të energjisë në Mesdheun Lindor.

Burimi: aa.com.tr|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit