Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit ditën e djeshme, pavarësisht presionit të policisë në protestat tani të përjavshme kundër rizgjedhjes së presidentit autoritar Alexander Lukashenko. Të veshur me të kuqe dhe të bardhë dhe të mbështjellë me flamujt e opozitës, protestuesit brohorisnin "Dilni jashtë!" ndërsa marshuan nëpër Avenue Victors për në Pallatin e Pavarësisë, rezidenca zyrtare e presidentit në qendër të kryeqytetit Bjellorus. Që nga rizgjedhja e kontestueshme e presidentit të Bjellorusisë në 9 gusht, vijojnë demonstratat për rrëzimin e Lukashenkos nga pushteti, të cilin ai e mban për 26 vjet.
Burimi:Euronews|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania