Kryetari i PS Vlorë Anduel Tahiraj, parkon “si i fortë” në mes të rrugës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.10.2020, 21:35

Jetojmë në një vend ku siç të gjithë e kemi vënë re, populli i thjeshtë nuk trajtohet si i barabartë me pushtetarët. Sigurisht në një vend ku nuk sundon forca e ligjit, këto gjëra janë mëse “normale”. Në rastin konkret një qytetar në Vlorë ka dërguar pranë JOQ Albania një denoncim se si kryetari i Partisë Socialiste Vlorë, Anduel Tahiraj, parkon “si i fortë” në mes të rrugës dhe askush nuk e prek.

Sipas qytetarit, Tahiraj ka parkuar mjetin e tij të tipit Mercedes Benz me targë AA 777 TC pranë stacionit të autobusit në kthesë ku askujt nuk i lejohet ta bëjë. Por siç duket ligji nuk zbatohet për të gjithë njëlloj, dhe “për habi” policia e Vlorës nuk e “prek”, duke e shndërruar “de facto” në një “të fortë” që mund të bëjë çfarë të dojë. Qytetari ka dërguar gjithashtu edhe fotot përkatëse.

Në vijim mesazhi i tij i plotë dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ. Kjo është makina e kryetarit të PS Vlorë Anduel Tahiraj. Siç e shikoni e ka parkuar pranë stacionit të autobusit në kthesë ku nuk lejohet dhe askush nuk e prek. Andueli duke luftuar personazhe të tjera të PS, duke shpresuar të jetë i pari në listë për deputet ,mundohet ta tregojë forcën në çdo vënd, duke parkuar edhe makinën si i fortë në mes të rrugës (kështu e lënë të gjithë këta se takojnë Damianin aty).Kjo është fytyra e PS në Vlorë ku i forti bën çfarë t’i dojë qejfi ndërsa i dobti thyhet në mes. Faleminderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit