Pas 5 vitesh e gjysmë gjyqe, ditën e djeshme liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, u shpallën fajtorë për akuzat e ngritura ndaj tyre për krime dhe drejtimin e një organizate kriminale. Shumica e të akuzuarve mungonin në sallë në momentin e dhënies së vendimit, ndërsa ishin vetëm 11 të pranishëm dhe asnjë nga udhëheqësit e partisë. Ndërkohë vendimi i marrë shkaktoi protesta të shumta jashtë Godinës së Gjykatës së Apelit. Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë ekstremiste greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, u shpall fajtor për "udhëheqjen e një organizate kriminale".
Por një shqetësim ka ardhur në redaksinë tonë, ku një qytetar shkruan se a duhet të arrestohet edhe kryetari i Agimit të Artë në Himarë Roberto Xajidhi. Ai është parë të lëvizë i lirë dhe i patrembur nga Policia e Lleshit, edhe pse partia, kryetar i së cilës ai është në Himarë, u shpall dje organizatë kriminale.
Mesazhi i mbërritur: