Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një mesazh nga një grua shqiptare e cila raportoi të humbur portofolin me një sasi të konsiderueshme parash dhe kartash bankare në Mikonos, të një vajze nga Tirana.
Duke synuar ndërgjegjësimin për sendet e humbura të shqiptarëve në botë, rezultoi se shqiptarja që kishte gjetur portofolin e Besa Fugës, literalisht po mbante në dorë një pjesë të taksave të saj.
Si për ironi të fatit, Besa, gruaja që i kishte humbur portofoli është bashkëshortja e Endri Fugës, Këshilltarit të Edi Ramës, i cili siç duket paska zgjedhur ta kalojë fundjavën në Mikonos, ishullin grek të milionerëve. Lekë u kanë rënë në dorë shqiptarve, të cilët vendosën të bëjnë një gjest të mirë dhe t’ia kthejnë bashkëshortes së Fugës.
Shqiptarët e provuan se janë popull shpirtmirë, edhe pse të vjedhur nuk përfitojnë nga paratë që nuk janë të tyret, po qeveritarët do ua kthejnë ndonjëherë shqiptarëve lekët që i kanë vjedhur?
Të parët që e kanë kuptuar se kush ishte realisht Besa Fuga, ishin vetë shqiptarët në momentin që stafi i JOQ publikoi lajmin.
Endri, megjithëse ushtria jote e profileve virtuale falso sulmon punën tonë si media opozitare e pavarur, me komente nga më të ulëtat, të takon ty ta gjykosh nëse do e quash nder borxh ose jo 😉
Për më shumë mund të lexoni komentet: