Një aksident i frikshëm u shënua në Elbasan, ku një vajzë 26 vjeçare, e identifikuar si shtetasja Miranda Dashëhana humbi tragjikisht jetën pasi u pëprlas nga një makinë. Sipas dëshmive, ajo ishte e shoqëruar bashkë me familjen e saj, ndërsa ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi një makinë tip "Golf" po vinte me shpejtësi dhe e ka përplasur në mënyrë fatale. Shkak mendohet të jetë bërë dhe moti i keq dhe me lagështi që përfshiu vendin. Shqipëria është kthyer në një makth të vërtetë, pasi çdo ditë është e pamundur të mos dëgjosh lajme të tilla.
Faji për këtë duhet kërkuar te drejtuesit e mjeteve dhe aftësive për të marrë një leje drejtimi dhe institucioneve përkatëse, pasi dihet nga të gjithë se si lëshohen pa kriter. Gjithsesi, çështje tjetër kjo, por siç thotë dhe populli, gjuha vete atje ku dhemb dhëmbi. Të ecurit në rrugë me makinë, përbën një përgjegjësi të madhe, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për qytetarët e tjerë. Por edhe kalimtarët duhet të respektojnë rregullat dhe të tregohen të kujdeshsëm!