Êshtë publikuar para pak çastesh formacioni zyrtar për ndeshjen Lituani-Shqipëri, ku kuqezinjtë luajnë në orën 18:00 për Ligën e Kombeve. Nisur nga ndeshja e pak ditëve më parë ndaj Kazakistanit, trajneri Edi Reja ka bërë disa ndryshime. Në mesfushë nuk do të jetë Kallaku, teksa vendin e tij do ta zerë Qazim Laçi.
Pas shumë kohësh kemi edhe kthimin e Ermir Lenjanit me fanellën e titullarit, ndërsa i palëvizshëm mbetet edhe Veseli. Ndërkaq, në majën e sulmit është Seferi me Brojën që do të mundohen për të gjetur golin në portën e Lituanisë. I pari ka zënë vendin e Rey Manjt, i cili është ulur në stol.
Ja formacioni i kuqezinjve:
Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.