Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk do mundet të llogarisë shërbimet Ante Rebic për derbin me Interin mbrëmjen e së shtunës më 17 tetor, ora 18:00 Kroati ishte nën ekzaminim mjekësor sot dhe përfundimisht ra pista për të qenë i gatshëm në derbin e "Madoninas”. Rebic u dëmtua në bërryl në ndeshjen ndaj Crotones. Edhe pse nuk është frakturë, por vetëm zhvendosje, ai përsëri nuk arriti të rikuperohet për derbin me Interin.
Lajmi i mirë për trajnerin Pioli është se Zlatan Ibrahimovic ka zgjidhur problemet me koronavirusin, dhe kapiteni Alessio Romagnoli është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë gati për ndeshjen. Ndeshja pritet me interesim të jashtëzakonshëm nga opinioni sportiv.