|Zar i Rilindjes që në ’90-ën| Historia e LAERTIT të POSTËS SHQIPTARE. Si u bë “PASHA” me vjedhje tenderash?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2020, 22:14

I keni parasysh disa prej Drejtorëve të Institucioneve Shtetërore të mëdha në Shqipëri, “kokave që priten” sapo pushteti ndryshon, që emërohen si langonj të kapin “gjahun (lekun)” gjatë viteve që partia do qeverisë? Këta individë që e kanë lëpirë aq gjatë Partinë sa do e kishin bërë “xham” po të mos u dilnin të palarat e ta “nxinin zhul” më shumë seç është, me vjedhjet e tyre dhe skandalet që në mënyrë flagrante u bëhen publike nga mediat...?!

Para se të nisim e të flasim për njërin prej këtyre drejtorëve dhe strukturës organizative të institucionit ku të gjithë të detyruar kemi kërkuar shërbim të paktën një herë, duhet të ngremë pyetjen pse ky individ nuk hetohet nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për verifikim të burimeve të të ardhurave dhe pasurisë së ndërtuar ndër vite për shkak të këtij posti që mban? Nuk është vigjilent SPAK ndaj korrupsionit që qarkullon në këto institucione, nisur që nga abuzimet me prokurimet publike dhe qokat me klientë privatë të qeverisë, apo është qorr? Nëse është kjo e fundit, le ta hamë turpin nëpër darka e ta pimë verën me miq të Partisë, sepse Ligji ka rënë... le të shohë secili të pasmen e vet!


Laert Duraj duke pushuar në Jug me lekët e shqiptarëve

PASURITË E PASHA LAERTIT PASI U BË DREJTOR

  1. Pronar i një godine 2-katëshe në Tiranë, vlera 940 mijë euro.
  2. Arë me sipërfaqe 5940 m2 në Tiranë, vlera 534 mijë euro.
  3. Apartament 92.9 m2 në Tiranë, vlera 97 milionë lekë.
  4. Apartament 75.32 m2, vlera 37mijë euro.
  5. Apartamenti banimi 146 m2 në Tiranë, vlera 73 mijë euro
  6. Apartament 79.64 m2 në Vlorë, vlera 64 mijë euro,
  7. Apartament 60 m2 në Sarandë, vlera 35 mijë euro.
  8. Pronar i një are 3000 m2, vlera 336 000 lekë.
  9. Pronar i një are me sip. 3000 m2, vlera 336 000 lekë.
  10. Pronar i 40 % të kapitalit themeltar të shoqërisë KPT sh.p.k. bleu dhe 10 % nga ortaku me vlerë
  11. Pronar me 100 % i kapitalit të një shoqërie vlera 850 000 euro.
  12. Zotëron 1/5 nga një sipërfaqe 10200 m2 përfituar.
  13. Pronar i një automjeti tip Mazda, vlera 700 000 lekë.
  14. Automjeti tip, vlera 10 500 euro.
  15. Bashkëshortja, automjet Seat Ateca, vlera 23 750 euro.
  16. Gjendja e depozitës bankare 809 308 lekë.
  17. Gjendja e llogarisë rrjedhëse në 127 858.17 lekë.
  18. Gjendja cash, të ardhura nga biznesi, 1 400 000 lekë.
  19. Kredi bankare afatgjatë 109 000 000 lekë.
  20. Kartë kredi në 134 000 lekë.
  21. Detyrim i mbetur pashlyer 5 000 euro.
  22. Detyrim i mbetur pashlyer 284 600 euro.
  23. Hua ndaj një personi fizik, shuma 110 000 euro.
  24. Hua ndaj një personi fizik, shuma 134 200 euro.
  25. Hua ndaj një shoqërie, shuma 47 000 000 lekë.
  26. Bashkëshortja, Brunilda Duraj, gjendja e llogarisë 847 184.01 lekë.
  27. Bashkëshortja, kursime nga paga, 5 201.7 euro.
  28. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 61.06 euro, 1 451.58 lekë, 345.9 euro, 1 582.8 lekë, 240 486.71 lekë.
  29. Bashkëshortja, detyrim për t’u shlyer 23 750 euro

Në vitin kur Rama emëroi të besuarin e tij Laertin në krye të Postës, u vu re se “pashai” e shpërbleu veten, me blerjen e një are me sipërfaqe 5940 m2 në Tiranë me vlerë 534.600 euro. Ka në pronësi një vilë dy-katëshe të deklaruar 940 mijë euro dhe rezulton pronar me 100% të një biznesi me vlerë 850 mijë euro. Duraj ka qenë gjithashtu aksioner në UET me Çilin dhe më pas hapi "Kolegjin Profesional të Tiranës." Si do ia dilnin të ndriturit e shoqërisë, fëmijët e pushtetarëve apo VIP-at për të kapur atë copë diplome pa Laert Durajn?! Tashmë do kenë opsione zgjedhje që me dijet e tyre të çojnë para Shqipërinë! 👏💡


ABUZIMI ME TENDERAT

Gjatë muajve të verës, ekskluzivisht për JOQ, pashai u kap duke pushuar në një prej resorteve më luksozë të Jugut, teksa pensionistët e gjorë shulloheshin në mes të diellit, duke u ngjitur me njëri-tjetrin në kohë Korone për të ngrënë një kafshatë buke nga pensioni i mjerë i qeverisë. Kurrnaci Duraj nuk shpenzonte as për roje, të ruanin distancën midis njerëzve dhe as për shërbim të shpejtë transporti të pensioneve në shtëpi, por për gjëra qejfi në tendera nga paratë që kishte marrë nga populli shqiptar, për oligarkët e firmave të mëdha. Disa prej tenderave qesharake të Durajt janë analizuar në mënyrë të detajuar nga JOQ.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, Laerti "u thye" nga KPP për një shkelje flagrante me tenderat, e cila duhej çuar për hetim!!!

Disa prej tenderave abuzivë të Laert Duraj

16 MILIARD LEKË pa TVSH është vlera totale e tenderave me fitues të Postës Shqiptare, procedura tenderimesh publike me objekte qesharake! Shikoni listën këtu dhe gajasuni së qeshuri.

Sa për transparencë, Laert Duraj, nga viti 2015-2018 ka derdhur 65.950 transaksione nga Institucioni i tij drejt kompanive të klientëve të qeverisë për shërbime me vlerë marramendëse, (disa prej të cilave i zbardhëm më lart), me vlerën më të lartë që kemi hasur më tani nga Institucionet Buxhetore, mbi 539 MILIARD LEKË pa TVSH.

Nëse i hedhim një sy tenderave me shkelje të Laertit të Postës, vëmë re se ai ka si pasion shpërdorimin e parave të institucionit që furnizohet nga paratë e shqiptarëve, me hapje tenderash të kotë dhe kryesisht shkeljet i ka sepse skualifikon të gjithë operatorët konkurrues veç fituesit, atij të cilit ka zgjedhur t’i bëjë qokë. Janë 29 procedura me shkelje, disa prej tyre me objekte qesharake si blerje peshoreje elektronike për 31 MILIONË, apo blerje vaji, graso dhe alkool per automjete me vlerë 30 MILIONË, kasaforta me vlerë 170 MILIONË, e shumë të tjera, të cilat mund t'i kexoni të plota këtu. (LISTA E SHKELJEVE)


*Sh.a Posta Shqiptare, është një nga institucionet ky kryhen vjedhjet më të mëdha ndër institucionet me aksione shtetërore, ku drejtori marionetë Laert Duraj, të cilit fijet ia lëviz lideri suprem... për llogari të tijat fillimisht dhe klientëve të qeverisë të shefit, shpërdoron paratë e shqiptarëve! Ca i fal, ca i fut në xhep! Pa merak rilindas! Në sytë e Laertit ka cikërrima ka për të gjithë ju... sidomos për deputetë të Rilindjes kryesisht Sadri Abazin e miq të tyre, duke kryer nepotizma në administratë, pasi këtyre të fundit medemek u bën ndere dhe u fut në postë drejtuese në institucionin që drejton, njerëz të besuar padyshim militantë të urdhëruar të cilëve u ka blerë mendjen se do i rregullojë nëpër vende pune familjarët, e më pas i mban të nënshtruar me një rrogë qesharake. Mënyra mediokre se si Laerti, dhe jo vetëm, kryesisht mënyra se si administrata shtetërore funksionon, për t’i siguruar votat PS në fushatë. E kur vjen koha e zgjedhjeve, të gjithë ata ushtarë të Laertit që duan ta kenë të siguruar vendin e punës, duhet të ofrojnë pa cice e mice kartat e ID të fisit tek “xhelati”. Ndryshe mbeten pa punë, e Rilindja të lë në rrugë, sepse nevojtarë e militantë ka shumë, e nëse vendos që disa prej tyre t’i “shpëtojë”, do i mbajë në gjirin e saj të paktën derisa pushteti të kthejë faqe... Dhe në këtë mënyrë, Laerti u shpërblye duke qenë zar që nga viti ’90 i Rilindjes, fillimisht në Tepelenë, Memaliaj e Gjirokastër ku kandidoi si deputet nën siglën e PS, e më pas në Tiranë.*


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit