Një aksident sapo ka ndodhur në zonën e Astirit tek rruga Migjeni, Bulevardi i Ri. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një vajzë rreth moshës 8-10 vjeç. Ende nuk dihet gjendja e plotë e saj dhe nëse ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Theksojmë se aksidentet në këtë zonë kanë qenë mjaft të shpeshta kohët e fundit. Sipas banorëve të zonës e gjitha kjo gjë ndodh për shkak të mungesës së një semafori.
Mesazhi i mbërritur:
Sapo ndodhi ne astir te bulevardi i ri dhe kjo po behet sh shqetesuese ne cdo 3-4 dit ndodh nje aksident sapo shtypi makina nje vajze duhet te meren masa urgjente nga bashkia per parandalimin e ketyre aksidenteve .Rruga e re qe eshte bere kohet e fundit ne Astir-Yzberisht. U godit nje vajze e vogel e moshes 8/10 vjec. Pothuajse cdo dite ndodhin aksidente te tmerrshme ne kete rruge Mjafton te vihet vetem nje SEMAFOR nga shteti shqiptar dhe shmangen shumee aksidente qe po ndodhin ne kete rruge