“Dashuria” PS-PD nuk njeh limit, vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës “gostitet” nga Leli me 1,7 miliardë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.10.2020, 22:03

Nuk besojmë se ka ngelur ende njëri në këtë vend që të mendojë se ndonjë nga partitë në pushtet apo në opozitë, e vrasin ndonjëherë mendjen për shqiptarët e thjeshtë. Aspak, të gjithë, si ata në pushtet, si ata që dëshirojnë të vijnë, kanë vetëm një synim: si të mjelin qumështin e kësaj lope të madhe që quhet arka e popullit. Sikur të paktën një pjesë e parave që fusin në xhep të përdorej edhe për mirëqenien e shqiptarëve, do të ishte gjysma e së keqes, por mesa duket uria për para nuk ka fund.

Dhe një ndër treguesit më të mirë të kësaj babëzie për të shfrytëzuar popullin dhe për t’u pasuruar në kurriz të tij, janë edhe tenderat e shumtë që realizohen. Nëpërmjet mënyrës se si jepen këto tendera, çdo shqiptar e ka tashmë të qartë se motivi i vetëm i tyre nuk është përmirësimi i infrastrukturës së çdo fushe, por thjesht dhe vetëm mbushja e xhepave të mëdhenj të politikanëve, të cilitdo krah qofshin.

Madje çudia shkon deri aty sa politikanët e një krahu, i japin tendera politikanëve të krahut tjetër. Këtë fakt e kemi pasqyruar shpesh edhe në artikujt e shumtë që kemi publikuar deri më sot. Por me sa duket, kjo frymë “dashurie” mes partive të fronteve të ndryshme, konkretisht PS dhe PD, vazhdon ende më e fortë se kurrë.

Kështu, rezulton se kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, i ka dhënë një tender me vlerë rreth 1,7 miliardë lekë të vjetra me TVSH vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-69469-08-24-2020 dhe me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit në Rrugën Transballkanike Vlorë”, me fond limit 150,000,000 lekë të reja pa TVSH.

Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy firma dhe fitues është shpallur kompania "SHKELQIMI 07" me pronar shtetasin Shkëlqim Kapllanaj, për vlerën 139,116,725 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1,7 miliard lekë të vjetra me TVSH. Siç e përmendëm edhe më lart, Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i ish-kryetarit demokrat të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Kjo kompani përgjatë 8 viteve të fundit rezulton se ka fituar tendera në një vlerë rreth 21 milion euro.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit