Arbitri i sfidës Krotone-Juventus, Françesko Furno, ishte në qendër të vëmendjes fundjavën që shkoi me vendimet e tij gjatë sfidës. Bilbili i tij nuk u dëgjua të binte shpesh pro Juventusit, madje dha edhe një penallti në favor të Crotones. Së fundmi, ai është caktuar si arbitër i katërt për ndeshjen e Serisë B Rexhina-Kozenca.
I çuditshëm fakti që e kalojnë papritur një Kategori më poshtë dhe në rrjetet sociale është cilësuar si një "ndëshkim" që nuk ndihmoi Juventusin. 36-vjeçari u kontestua për vendimet në takimin e fundit të kampionëve të Europës ku ndëshkoi me karton të kuq edhe Federiko Kiezën dhe anuloi golin e dytë të Alvaro Moratës për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, ende nuk dihen qartësisht arsyet e spostimit të gjyqtarit Furno në Serinë B.