Situata në lidhje me Covid-19 në vend, sipas njoftimeve nga Ministria e Shëndetësisë është rënduar, pasi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve. Por për kompaninë e ndërtimit Edil Al kjo gjë nuk është problematike dhe kanë vijuar normalisht punën, paçka se çdo ditë po infektohen punëtorët. Lajmi është bërë me dije nga një person i afërt me një nga punëtorët, ku me anë të një mesazhi në redaksinë tonë ka shkruar se janë të detyruar të punojnë në këto kushte,edhe pse aty nuk mereet asnjë masë pasi përndryshe rrezikojnë të mos paguhen. Gjithashtu aty janë të paktën 6 persona të infektuar, të cilët kanë poste të konsiderueshme dhe rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh. Qytetari shprehet se nëse punëtorët karantinohen dhe refuzojnë të shkojnë në punë, iu hiqet dita e punës.