Cristiano Ronaldo vijon karantinën në shtëpinë e tij luksoze në Torino, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Ylli portugez është duke pritur momentin që të shërohet dhe të rikthehet në fushë me bardheblutë, më i fortë se kurrë. Edhe pse i infektuar, CR7 nuk e ka ndalur stërvitjen në shtëpinë e tij.
Ai ka ndarë me ndjekësin në “Instagram”, teksa ishte duke u stërvitur, teksa i ka surprizuar të gjithë me “look”-un e ri. Ronaldo si asnjëherë më parë është qethur thuajse tullac. Kujtojmë që ylli i Juventusit doli pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me Portugalin më 13 tetor teksa është asimptomatik, teksa pret të shërohet dhe të bashkohet me bardhezinjtë në stërvitje.