Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, është tashmë futbollisti me marrëveshjen më të shtrenjtë të sponsorizimit. Neymar ka nënshkruar një kontratë me “Puma” sipas së cilës ai do të marrë 25 milionë euro në vit, e cila është marrëveshja më e shtrenjtë e sponsorizimit në botën e futbollit. Braziliani më parë kishte një kontratë me Nike për rreth 12 milionë euro në vit, ndërsa kontrata e re me gjigantin e veshjeve sportive është dyfishuar.
Me kontratën e re, Neymar kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon. Argjentinasi merr 20 milionë euro në vit nga Adidas, ndërsa kontrata e Cristiano me Nike vlen 162 milionë, por për dhjetë vjet. Neymar kishte veshur këpucë nga sponsori i ri në ndeshjen me Manchester United mbrëmjen e djeshme dhe promovoi modelin e ri “Puma King Platinum”.