Shakhtar Donestk ka marrë një fitore të madhe duke e mposhtur Real Madridin 2-3 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League. Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante për mënurën si shkoi. Miqtë befasuan në pjesën e parë, duke krijuar epërsi deri në 0-3, diçka që nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur Real Madridit prej shumë vitesh
Tete në minutën e 29’, Rapahel Varane me autogol në minutën e 33’ dhe Manor Solomon në minutën e 42’, shënuan për epërsinë 0-3 të Shakhtarit. Në pjesën e dytë, Zinedine Zidane bëri disa zëvendësime të cilat edhe ndryshuan lojën. ‘Los Blancos’ arritën të shënojnë dy gola përmes Karim Benzema dhe Vinicius Junior, për 2-3, por vetëm kaq. Reali e nis me humbje aventurën në Champions League.