Ish-sulmuesi i famshëm argjentinas, Hernan Crespo, ka thënë se preferon se Lionel Messin para Cristiano Ronaldos. Kjo dyshe ka më shumë se një dekadë që kanë ngritur një debat se kush është më i mirë, me botën e futbollit që është ndarë në dysh. Megjithatë, Crespo nuk ka shumë dyshime në zgjidhjen e tij.
Ai u shpreh:
Më vjen keq ta shoh Leo Messin të trishtuar në Barcelonë, është shtëpia e tij. Unë mezi po pres të shoh ndeshjen Juventus – Barcelona dhe shpresoj që dy liderat të jenë në fushë. Por, unë do të zgjidhja Messin pa hequr asgjë nga Ronaldo. Leo është një bashkatdhetar, që e pash duke u rritur. Kupa e Amerikës është në verën e ardhshme, Argjentina dhe Kolumbia janë organizatore. Shpresoj të mund të shkojmë deri në fund”.