Një video ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku dy vjaza adoleshente në Bathore janë filmuar duke u zënë me njëra-tjetrën. Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura. Sipas mesazhit të mbërritur, vajzat janë të moshës rreth 13-14 vjeç. Siç shihet edhe nga pamjet, afër tyre qëndrojnë edhe dy vajza të tjera të cilat nuk bëjnë asgjë për t'i ndarë, ndërsa një makinë e rastit që po kalonte në rrugë ndalon. Kujtojmë se kohët e fundit në vend raste të tilla kanë qenë të shpeshta, ndërsa arsyet lidheshin kryesisht me të dashurit.