Shqipëria vazhdon të vuajë akoma furnizmin e plotë me energji elektrike në shumë zona rurale. Edhe në rastin më të mirë, kur bëhet i mundur furnizimi, sërish dalin probleme të tjera. I tillë është një shqetësim që ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një banor nga fshati Tresh në Lezhë, komuna Zejmen, shprehet se kanë probleme me linjën e cila i furnizon me energji elektrike, pasi siç shihet edhe në një foto të dërguar nga ai, një shtyllë tensioni gati sa nuk po rrëzohet në rrugë, duke u bërë kështu burim rreziku për banorët që kalojnë aty. Banori shkruan se i kanë bërë kërkesë OSHEE, por edhe pas premtimeve se do të shkojnë ta rregullojnë, askush nuk e ka marrë mundimin deri tani. Ata kanë gjetur vetë një zgjidhje duke vendosur një shtyllë druri, por siç duket nuk është e qëndrueshme.
Mesazhi i mbërritur: