E teksa vazhdon aksioni i kapjes së “kriminelëve” pa maska dhe vendosja e gjobave 30 mijë lekë, shumë ngjarje të pakëndshme ndodhin dita-ditës mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Shumë njerëz shoqërohen në komisariat vetëm se s’kanë të mbajtur maskë. Disa të tjerë "të pabindur" janë komplet kundra këtij ligji dhe rasti konkret është i një të riu i cili ka filmuar video dhe e ka dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku kalon pranë një qytetari të cilit dy police femra po i vënë gjobë. Supër i revoltuar dhe i nevrikosur djali ka shprehur opinionin e tij ndaj shteti dhe qeverisë. Opinion ky, i cili ka qënë në formë sharjesh dhe ofendime.