Ditët e fundit Europa është përfshirë nga protesta të shumta për shkak të masave anti-Covid që kanë ndërmarrë qeveri të ndryshme. Sipas raportimeve, rastet e reja të të infektuarve me koronavirus janë rritur ndjeshëm, teksa shumë shtete si Itali, Spanja, Anglia etje kanë rikthyer karantinën e pjesshme dhe kufizmin e orareve për lëvizjen e qytetarëve. Edhe mbrëmë vazhdoi me përplasje të forta protesta në Itali, në qytete si Milano, Torino dhe Napoli. Një numër i madh dyqanesh luksoze, duke përfshirë një dyqan Gucci, u plaçkitën në Torino ndërsa turma të rinjsh dolën në rrugë pas mbrëmjes, duke lëshuar fishekzjarre të mëdha dhe duke u përleshur me autoritetet.
Të paktën 28 persona u arrestuan në Milano, pasi protestuesit hodhën lëndë plasëse ndaj efektivëve në Lombardisë, epiqendra fillestare e virusit në Itali, e cila tani po sheh një rritje të ndjeshme të rasteve. Gjithashtu në Barcelonë, protestuesit i vunë flakën qytetit, përpara se policia të ndërhynte për t'i dhënë fund kaosit. Shkak për protestat masive u bë vendimi i Spanjës, e cila shaplli gjendjen e jashtëzkonshme. Kufizimet do të zgjasin për 15 ditët e ardhshme, të cilat përfshijnë një shtetrrethim nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit.