Ditën e djeshme më datë 26 Tetor 2020 një shqiptar u shpall në kërkim nga policia për vrasjen e një çifti të moshuarish në Chania, Kretë. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në media. Ndërsa sot pasi është zbardhur dëshmia e vajzës së të ndjerit, policia ka ndryshuar totalisht pistë.
Në kërkim është shpallur një shtetas nga Bangladeshi i cili dyshohet të ketë kryer vrasjen e dyfishtë. Dëshmia e Maria-s, vajzës së së 82-vjeçarit Alexandros Alexandrakisit, është bërë sot publike në media. Ajo është shfaqur mjaft e tronditur nga ngjarja. Tregon se babanë e saj e donte shumë dhe se ai kishte vuajtur shumë kohët e fundit, sepse ishte i sëmurë.
Maria deklaron: