Kim Kardashian e cila njihet për suksesin e saj në biznes, për trupin e saj tërheqës dhe për aktivitetin në rrjete sociale ka festuar 40-vjetorin e lindjes. Ajo po ashtu është edhe një nga vajzat më të komentuara në shoë biz. Pothuajse çdo ditë, Kim vihet në qendër të vëmendjes, kjo edhe për shkak të karkateristikave, famës dhe luksit që e rrethojnë.
Së fundmi ka qenë në krye të çdo artikulli kryesor të show bizit, pasi Kim festoi 40-vjetorin e lindjes më 22 tetor, ndërsa vijon të duket po aq e “nxehtë” dhe provokuese me fotot e saj. Në festën e ditëlindjes së Kim, ishin të ftuar familjarë dhe miqë të saj. Përmes “Instagramit”, Kim ka treguar se ditëlindjen e saj e ka shijuar në një ishull privat në Karaibe.
Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA