Aboneja e studentit është një ndër mënyrat më efikase të transportit për të gjithë studentët. Por prej muajsh ajo nuk ofrohej më. Si pasojë e kësaj rreth 700 studentë i kanë dorëzuar Bashkisë së Tiranës një peticion me 700 firma për rikthimin e abonesë së studentit 600 lekëshe në prag të nisjes së vitit të ri akademik.
“Qëndresa Qytetare” me në krye Rigels Xhemollarin ka qenë iniciues i peticionit online dhe mbështeti studentët për mbledhjen e firmave në kohë rekord. Bashkia e Tiranës ka reaguar duke shprehur se aboneja do të hidhet në treg, duke përcaktuar edhe pikat e shitjes e kriteret përkatëse. Brenda kësaj jave në Tiranë do hidhen në treg rreth 21 mijë abone studenti, por janë të pamjaftueshme.
Rigels Xhemollari shprehet: