Momente të vështira për klubin katalanas. Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Numri një i ekipit bleugrana ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Barcelona, këtë verë ka përjetuar momentet më të këqija viteve të fundit, duke filluar nga humbja 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e deri te kërkesa për largim e Lionel Messit.
Kjo kishte bërë që tifozët e Barcelonës të ngrihen kundër tij, madje së fundi është nënshkruar edhe një peticion për largim. Nga situata e krijuar, Bartomeu ka paraqitur dorëheqjen së bashku me bordin drejtue. Ka qenë vet klubi katalanas që me anë të një komunikate të shkurtër për media e ka konfirmuar dorëheqjen e tij. Në komunikatë nuk janë dhënë detajet apo arsyet e dorëheqjes. “Presidenti Josep Maria Bartomeu njofton dorëheqjen e Bordit të Drejtorëve të FC Barcelona”, thuhet në njoftim.