Kombëtarja shqiptare pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës në muajin nYntor. Këtë lajm e konfirmon faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar ora e kësaj ndeshje dhe nuk ka njoftim zyrtar nga të dyja Federatat. Gjithsesi, sipas mediave kosovare me shumë gjasë ndeshja do të zhvillohet më 11 nëntor në Elbasan Arena
Ndeshja vllazërore kësaj radhe do luhet në Shqipëri e jo në Zvicër si herën e kaluar ku dardanët fituan 3-0. Lajmi është parë në faqen zyrtare të UEFA-s. Ditë më parë Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kishte thënë se do të luajë kudër Gjibraltarit, por mesa duket plani paska ndryshuar dhe tashmë do kemi një tjetër ndeshje vllazërore.