Milani dhe Roma të hënën luajtën mes tyre një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, por fokusi ishte tek gjyqtari Piero Giacomeli. Ky i fundit mori disa vendime të diskutueshme. Ai së pari dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in edhe pse ajo ishte e dyshimtë.
Ai më pas ‘fshiu’ gabimin dhe akordoi një penallti për Milanin, e cila ishte gjithashtu e diskutueshme. Dje, mediet italiane ishin plot kritika për gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR nga Luigi Nasca. Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshja Giacomeli – Nasca të pezullohen të dypër një muaj për shkak të gabimeve të shumta dhe ndikimit drejtpërdrejt në rezultat.