Situata ekonomike e shqiptarëve u rëndua së tepërmi për shkak të Koronavirusit, ku shumë individë humbën punën. Nga ana tjetër përkundër premtimeve të qeverisë se do ofrohej ndihmë ekonomike, shumë qytetarë janë lënë në harresë dhe sorollaten dyerve të institucioneve të shtetit pa marrë zgjidhje për problemet e tyre. I tillë është edhe një rast i mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku posta shqiptare Nr.19, Njësia Admnisistrative nr.4 në Allias duket se po i sorollat qytetarët për të marrë shërbimin që ata duan. Nga fotoja, dallohen qartë personat që presin në radhë, ku asnjë roje nuk sigurohet të zbatojnë masat anti-Covid. Shkak për grumbullimin e njerëzve mesa duket është pikërisht menxhimi i dobët i drejtorit Rilindas të Postës, Pashait Laert Duraj, i cili nuk do t’ia dijë për hallet dhe problemet e njerëzve, mjafton t’u japë klientëve tendera qesharakë e të fusë ca para në xhep.