Për fatin e keq, Kristiano Ronaldo nuk do jetë prezent meBarcelonën sonte në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Champions League. Kjo pasi ai ende nuk e ka kaluar koronavirusin. Gjithsesi, ylli portugez i ka dërguar një mesazh skuadrës në rrjetet sociale duke kryer vrap dhe më pas bën festimin e tij karakterisitik.“Forca djema! Të gjithë së bashku! Deri në fund!”, shkruan 35-vjeçari në rrjetet sociale.
Ronaldo nuk ia doli të rezultonte negativ në tamponin e tretë për koronavirusin. Pavarësisht mungesës së tij në këtë përballje, portugezi është i gatshëm të inkurajojë ekipin në çdo moment. Si duket, Ronaldon nuk e mban vendi dhe vendosi t'i japëzemër skuadrës së tij Juventusit në prag të supersfidës.