Mbrëmjen e djeshme u luajtën sfidat e radhës në Champions League, ndërsa spektakli dhe emocionet nuk munguan as kësaj here. Ndeshja kryesore ishte padyshim ajo ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Ekipi katalanas arriti të triumfonte në Torino dhe shënoi dy gola. Ndërkohë ekipit italian i mungonte Ronaldo, gjë që e ka lehtësuar disi triumfin e Barcelonës. Golat e fitores për katalanasit u shënuan nga Dembele dhe Lionel Messi. Por pas fitores, nuk kanë munguar edhe deklaratat provokuese nga ekipi katalanas, i cili ka 'thumbuar' Juventusin duke thënë se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe këtë gjë ia demonstroi në fushën e tyre!
Deklarata ishte kjo:
Burimi: Calciomercato.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania