Në datën 11 mars të vitit 2010 rreth orës 7 të mbrëmjes në Itali tre shqiptarë kanë plagosur me thikë një person për një targë motorri. Konflikti ndodhi në rrugën Vittorio Veneto në Tolentino midis një 22-vjeçari dhe shqiptarit M.M., në atë kohë 19 vjeç ku në ndihmë i erdhën më pas edhe dy shqiptarët e tjerë Z.S. dhe E.K., ku gjatë asaj kohë të dy ishin 20 vjeç.
Kur debati ka agravuar në të është përfshirë edhe babai i shtetasit me inicialet M.M i cili ka goditur me thikë 22-vjeçarin. Fatmirësisht i plagosuri shpëtoi falë një ndërhyrjeje kiurgjikale. Prokuroria e akuzoi M.M për vrasje në tentativë dhe vendosi 12900 euro shpërblim për personin e dëmtuar.
Sot prokuroria shpalli vendimet në të cilat njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet burg, dy të tjerët me nga 9 vjet, të akuzuar dhe shpallur fajtorë për tentativë vrasjeje. Avokatja e shqiptarëve e cilësoi këtë si një skandal juridik dhe thekson se M.M nuk e dinte që babai i tij kishte thikë me vete.