Prej nëntorit të vitit të kaluar Blendi Teta ndodhet pas hekurave pasi dyshohet si autor i vrasjes së Santiago Malkos. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të ndryshohet akuza për të. Momentalisht ai është i akuzuar si autor i vrasjes së Santiago Malkos, por në kërkesën e prokurorisë thuhet akuza për të pandehurin duhet të ndryshojë nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.
Blendi Tetës i janë dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet lidhur me ndryshimin e veprës penale. Ai vetë nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore. Ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datën 3 nëntor.