Të kishin sa morali i Blushit dhe Vjosës!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.10.2020, 22:00

Jozefina Topalli, është në të drejtën e saj të ngrejë parti, të kërkojë dhe vota të djathta, në një kohë që energjitë e opozitës duhet të përqendrohen te rrëzimi i Rilindjes. Është në të drejtën e saj të bëjë ç’të dojë në një sistem ku rregullat dhe loja janë të barabartë. Por këtu nuk bëhet fjalë për të drejta, këtu bëhet fjalë për moral politik. Natyrshëm lind pyetja përse duhet një tjetër parti, me target elektoratin e djathtë gjashtë muaj para zgjedhjeve?

Zonja Topalli ka marrë gjithçka ka mundur nga ajo parti, për të cilën sot është angazhuar që të humbasë. Sepse, me nismën e saj ajo nuk po dëmton një person të cilin e anatemon prej vitesh, por një forcë politike të cilës i detyrohet jo pak. E ardhur që në vitin 1996, deri në vitin 2017, ajo ka qenë deputete zgjedhje pas zgjedhjesh, për të paktën pesë mandate.

Nënkryetare parlamenti, dhe më pas kryetare e këtij institucioni. Dyert e pushtetit hapeshin për çdo kërkesë të saj, dhe deri këtu, çdo gjë shkonte vaj. Shpërthimi i saj erdhi, fillimisht pas zgjedhjeve brenda në PD dhe më pas mori përmasat e urrejtjes kur pa që ishte lënë jashtë listave të përfaqësimit në vitin 2017.

Shkoi deri atje, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PD-së, vetëm dy ditë para nisjes së fushatës elektorale. Njësoj si t’u bënte thirrje mbështetësve të saj të bojkotonin ose votonin kundër PD-së. Që prej asaj dite, target ka qenë kreu i PD Lulzim Basha, madje, shumë më shumë se kryeministri aktual.

Por duke dashur të nxjerrim në pah moralin politik të kësaj lëvizjeje, lipset që të bëhet dhe ndonjë krahasim, që politikës shqiptare nuk i mungojnë. Në vitin 2017, në skenën e të majtës doli dhe një lëvizje politike e ngjashme me atë të zonjës Topalli që tenton të ndryshojë realitetin politik. Ishte ajo e Ben Blushit, ish-kryetar i grupit parlamentar të PS-së.

Ndryshimi me zonjën Topalli, ishte se zoti Blushi e godiste forcën e tij politike kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj, dhe kur ai gëzonte privilegje. Rama veç karriges së tij ishte gati t’i jepte çdo gje tjetër nga tava e pushtetit. Madje në shumë raste fjalimet e Blushit, ndiqeshin më shumë se vetë fjalimet e opozitës. Për të paktën dy vjet nga viti 2015, dënoi të gjitha të pabërat e rilindjes, që nga kriminalizimi i parlamentit, droga e të tjera me radhë.

Shprehja e tij se “kur jam në këtë sallë më duket vetja sikur jam në paraburgim”, u bë e famshme. Madje ai për këtë sjellje mori dhe kërcënime nga ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, i shkarkuar më pas nga ligji i dekriminalizimit. Për këtë arsye, sallat i mbusheshin plot me socialistë të zhgënjyer, jo si ajo e djeshmja e zonjës Topalli, ku gjysma ishin kameramanë.

Sot, Blushi i është rikthyer zanatit të gazetarit, ka lënë politikën aktive, dhe fundja askush s’mund t’i kërkojë shumë hesap për veprimet e tij. Ose mund të bëjmë një krahasim dhe me Vjosa Osmanin në Kosovë, e cila humbi vendin e saj si kryetare Parlamenti, pasi nuk pajtohej me politikat e partisë së saj. Ajo e dinte fare mirë se çfarë rrezikonte, ama betejën e kishte parimore.

Po zonja Topalli ku ka qenë tetë vjet, gjatë qeverisjes së PD-së. Dhe ajo qeverisje, ka pasur problemet e saj, natyrisht shumë herë më të vogla se qeverisja aktuale, por asnjë s’e vë në dyshim se ka pasur. A e ngriti ajo ndonjëherë zërin parimisht, si numri dy i asaj partie. Për shkak të arrogancës së saj dhe shumë të tjerëve, PD pati jo pak kosto. Sepse, duhet ta themi troç. Në rast se PS do humbasë për shkak të keqqeverisjes, PD në vitin 2013 humbi për shkak të sjelljes.

Zonja Topalli nuk e bëri asnjëherë këtë analizë, nuk e ngriti asnjëherë zërin si pjesë e establishmentit arrogant, të vendimmarrjes pa transparencë ku ajo kishte dhënë një kontribut jo të vogël. Pra, kur je në pushtet dhe me ofiq të lartë, gjithçka është ok. Kur i humbet ato, bëhesh kritizere.

Këtë analizë ajo nuk e bëri dhe pasi humbi pushtetin në vitin 2013, por ka ditur vetëm të kërkojë llogari . Gjithsesi ajo është në të drejtën e saj, të ngrejë parti por për të kërkuar votën e elektoratit të djathtë është shumë vonë. Të paktën të ishte ngritur në lartësinë e Ben Blushit, pra të kish folur atëherë kur duhej.

Burimi: GazetaMapo

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit