Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën. Mediat vendase, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, në të cilën 61-vjeçarja kishte vite që jetonte. Mësohet se shqiptarja ka ndërruar jetë në vend, por autori iaksidentit është larguar nga vendngjarja. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa trupi i saj u dërgua në morgun e “Murri” në Fermo. Karabinierët e Komandës të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për kapjen e drejtuesit të makinës.
Burimi: viverefermo.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania