Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Fushë-Krujë, ku një kamion përplasi rëndë një automjet tip “Opel”. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe një grua tjetër 57 vjeçe, pasagjere në automjetin “Opel”.
Ndërkohë mësohet se janë arrestuar edhe dy drejtuesit e mjeteve. Drejtuesi i “Opel-it” ndhet ende në spital. Ai është i plagosur nga përplasja e fortë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.